Haxhiu e konfirmon nuk do të takohet me Thaçin e Veselin nuk e pranuan në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është nisur për vizitë drejt Hagës. Qëllimi i vizitës, e cila do të zgjasë tre ditë, është për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Hagë.

Por në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pak para nisjes, Haxhiu ka treguar më detajisht se me kë do të takohet e kë jo. Me ish-presidentin Hashim Thaçi e ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli, ajo nuk do të zhvillojë takim.

“ Do ta takojmë Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin dhe Pjetër Shalën. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk na kanë pranuar, kurse gjykata nuk na e ka mundësuar takimin me Salih Mustafën”, ka thënë Haxhiu.