Heqja e Kosovës nga lista e karantinës në Zvicër, shikojeni sa Mërgimtarë jan nisur për vendlindje

Zvicra

Për plot gjashtë muaj, shumë njerëz nëpër botë ndryshuan planet e tyre afatgjata si pasojë e pandemisë COVID-19.

Kjo ngjau edhe me kosovarët që jetojnë në Zvicër, të cilët këta muaj nuk mundën që ta shijonin atdheun dhe kohën pranë familjeve të tyre, kjo pasi që Zvicra kishte marrë vendim që qytetarët e ardhur prej zonave me rre zik të shtuar të përhapjes së koronavirusit, detyroheshin të qëndronin në karantinë, pjesë e së cilës listë ishte edhe Kosova.

Mirëpo nga data 28 shtator, Zvicra e hoqi Kosovën nga kjo listë pasi numri i të infe ktuarve në vend ra dukshëm javëve të fundit. Dhe kjo bëri që shumë mërgimtarë t’ia mësyjnë atdheut.

Valdrin Basha, një qytetar nga Kamenica, tha se sapo kishte marrë lajmin për këtë vendim të Zvicrës, menjëherë e kishte rezervuar biletën e për vendlindje.

“Të them të drejtën, më duket që jam personi i parë që kom thirr në agjensione dhe kom rezervu biletën. Kosova m’ka mungu në sezonin e verës, jo vetëm mua por të gjithë mërgimtarëve që jetojnë jashtë”, tha Basha.

Ai tha se planet për pushime verore në Kosovë iu prishën.

“Pushimin e verës si të gjithë mërgimtarët e kishim në plan ta kalonim në Kosovë, mirëpo shkaku i pandemisë, u prishën planet, shkaku edhe që Zvicra mori vendim për futjen në karantinë të atyre që ktheheshin nga Kosova. Nuk kemi guxuar që të rrez ikojmë me ardhë edhe për atë arsye u prishën planet dhe i shtymë për tetor. Sigurisht edhe puna e tetorit ishte në pikëpyetje deri në momentin e fundit”, deklaroi ai për “Zërin”.