Historia e 15 vjeçarit nga Fushë-Kosova që punon me kanaçe për të ndihmuar familjen 8 anëtarëshe

Të shpeshta janë rastet e nevojës në Kosovë, ku në shumë raste janë edhe të rinjtë ata që duhet të lënë anash shumë ëndrra për t’i dalë në ndihmë familjes.

I tillë është edhe rasti i një 15 vjeçari nga Fushë-Kosovë.

I njëjti udhëton çdo ditë nga Fushë-Kosova për në Prishtinë për të punuar e siguruar të ardhurat e familjes së tij tetë anëtarëshe.

Ai punon duke mbledhur plastika të ndryshme dhe kanaçe në rrugët e kryeqytetit, bashkë me vëllaun e tij 14 vjeçar në mënyrë që familje e tij të arrijë të mbulojë së paku nevojat elementare të jetës, transmeton lajmi.net.

Nëna e Metit është e sëmurë rëndë, andaj një qytetare ka publikuar rastin e këtij të riu duke kërkuar ndihmë nga njerëzit e vullneti ttë mirë që t’i dalin në ndihmë atij, pasi meqë është veç 15 vjeç atij nuk mund t’i ofrohet ligjërisht punë askund.