Hoti: Mashtruesit dhe k eqpërdoruesit do të dalin sikurse minjtë në sipërfaqe, nuk kanë vend në institucione


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është d eklaruar për herë të parë pas sk andalit të k eqpërdorimit të 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, duke thënë se m ashtruesit dhe keqpërdoruesit nuk kanë vend në institucione.

Ai këto komente i bëri gjatë një konference për medie, duke shtuar se ata do të dalin në sipërfaqe sikurse minjtë.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet. M ashtruesit dhe k eqpërdoruesit brenda sistemit p ublik dhe në inst itucione nuk kanë me pasur vend, kanë me dalë në sipërfaqe së shpejti sikurse minjtë kur t’iu hyn uji përfundi”, tha Hoti.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kishte sqaruar k eqpërdorimin prej dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit dhe janë transferuar te një op erator ekonomik.

Sipas saj, janë kryer katër transaksione, ku është a rrestuar dhe është su spenduar një zyrtar i ministrisë.