Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me kandidatë të shumtë për deputet në zgjedhjet nacionale kanë vizituar sot Gjilanin.
Me këtë rast, Hoti deklaroi se tashmë nuk ka asnjë fije dyshimi se LDK-ja do të jetë partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat zhvillohen saktësisht të dielën.
“LDK dhe z.Haziri që 31 vjet ka mbështetje të jashtëzakonshme në Gjilan dhe në gjithë Anamoravën. E s’ka si të jetë ndryshe kur punon mirë dhe e ruan miqësinë e qytetarët. Gjithashtu kujdeset për të gjithë qytetarët në veçanti. Jemi në një situatë ku në 2021 duhet të kthehemi në parimet mbi të cilat është ndërtuar së pari kjo shoqni”, tha Hoti.
Hoti tha se përballë i kanë ata të cilët janë regjim totalitar, që duan të ndërtojnë njeriun e ri.
“Luta i përshkroi me shamia të kuqe që përpara i kanë lidh në qaf e janë regjim totalitar që duan të ndërtojnë njeriun e ri e për të ndërtuar njeriun e ri duhet të zhbëjnë shpirtin e tij e t’ia humbin besimin që ka. Por krejt ato eksperimentet shoqërore nëpër botë kanë dështuar dhe do të dështojnë edhe në Kosovë këtë të diele. Ne jemi para një fitore të madhe për demokraci në Kosovë. Jam i bindur se kemi besimin e plotë sepse në kohërat më sfiduese për shoqërinë njerëzore në kohën e ndërrimit të madh, të gjithë janë bërë bashkë dhe kanë ideuar se ku duhet të shkojë ky shtet dhe hap pas hapi kanë ndërtuar këtë shtet ku është sot. Ne si gjeneratë e tretë e LDK-së po sigurohemi që shtetin e pavarur të Kosovës ta dërgojmë në destinacionin final me anëtarësim në BE dhe NATO. Ne sapo kemi nis këtë, një hap simbolik por shumë të madh e kemi bërë vitin e kaluar, që ushtria jonë të jetë bashkë me ushtritë e tjera në misione paqeruajtëse, gjithashtu dhe Marrëveshja e Washingtonit”, tha Hoti.
Ads3
Gjithashtu ai theksoi se kanë bashkëbiseduar me qytetarë e biznese dhe ata presin që të dielën të fitojë LDK-ja.