Hoti shkon në intervistë: Gazetarët e presin me ajvar dhe speca


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, do të jetë mysafir në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova sonte me fillim prej orës 20:45.

Në momentin e arritjes në studiot e Klan Kosovës, para fillimit të emisionit atij iu urua mirëseardhje në një mënyrë më të veçantë.

Gazetarët Milot Hasimja dhe Kushtrim Bekolli, kishin përgatitur një dhuratë për kryeministrin.

Ata i kishin përgatitur ajvar dhe speca.

Hoti vjen nga Rahoveci një vend i cili njihet për traditën e përgatitjes së ajvarit dhe kultivimit të specit.