Hoxhaj i kërkon Kurtit debat për shëndetësinë, por vëllai i gruas së tij ishte i përfshirë në skandalin më të madh në këtë fushë


Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, planin për rimëkëmbje të shëndetësisë e ka prezantuar edhe para infermierëve të Komunës së Ferizajt

Nga aty, Hoxhaj ka ftuar edhe një herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në debat për shëndetësinë.

“Prandaj edhe po e ftoj Kurtin të mos i ik debatit, të ulet në tavolinë me mua, të flasim për shëndetësi, të flasim për ekonomi dhe për arsimin. Ai e ka pasur një shprehje që thoshte ‘dil matu’ dhe unë po i them atij tani, dil matu, po i them dil matu edhe në Ferizaj e hajde matemi kush e çon vendin përpara në rrugë të drejtë, sepse për këtë janë partitë politike”, tha Hoxhaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Hoxhaj nga Ferizaj fton sërish Kurtin për debat për shëndetësinë

Megjithatë, vëllai i gruas së Enver Hoxhajt, Imer Shahini, ka qenë i përfshirë në njërin prej skandaleve më të madha të pasluftës në sektorin e shëndetësisë.

Shahini, i cili është në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishtë arrsëtuar nga Policia e Kosovës në qershor të 2019-ës, nën akuzat se kishte kryer mashtrime milionëshe.

I njëjti më pas ishte ekstraduar për në SHBA, kur edhe e kishte pranuar fajësinë para drejtësisë amerikane, e cila më vonë edhe e kishte dënuar, shkruan Gazeta Insajderi.