“I dyshuari shtiu pesë herë në ajër një orë përpara”/ Detaje të reja si ndodhi ngjarja

Pjesëtari i F orcës së Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj, do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e v eprës p enale ‘V rasje’, pasi dyshohet se ka p lagosur dy të rinj serbë mbrëmjen e shkuar në Shtërpcë, raporton Gazeta Sinjali.

E për këtë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Kurtajt në gjykatën kompetente.

Sipas Prokurorisë, ekziston d yshimi se i pandehuri me dashje ka tentuar që t’i p rivojë nga jeta dy të rinjtë pas një mosmarrëveshje v erbale të ndodhur aty për aty.

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi edhe se i pandehuri kishte sh tënë pesë herë në ajër, një orë para këtij rasti.

“Po ashtu, sipas Prokurorisë, ndaj të nëjtit ekziston d yshimi i bazuar se me 06 Janar 2023, rreth orës 13:00, në Brezovicë, komuna Shtërpcë, i pandehuri me përdorimin e a rmës ka sh kaktuar rr ezik të madh për j etën e njerëzve, në atë mënyrë që me veturën e tij të markës “Golf V”, në pamundësi që të kyçet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, meqë aty kishte qenë një grumbull qytetarësh në rrugë, i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me r evolen e markës “Mossberg” sh tënë pesë herë në ajër, me çka ka kryer v eprën p enale “Shkaktimi i rr ezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.