I izoluar dhe i braktisur, rrëzimi i Putinit është vetëm çështje kohe

Nga Andrei Zubov “Moscow Times”

Përveç të gjitha tmerreve që po shohim në teatrin e Iuftës vëllavrasëse ruso-ukrainase – një emër që do të hyjë në histori – dhe f rikës që na mundon çdo minutë, unë dua të bëj një përmbledhje të situatës.

Çdo shoqëri është si një piramidë, në aspektin se sa të afërt janë njerëzit me lidershipin, dhe se si mund të ndikojnë ata tek ai.

Por në një demokraci, piramida është e sheshtë, me një kënd të mprehtë të bazës, dhe një kënd të hapur në majë, ndërsa në autokracitë e personifikuara (monarkitë absolute, tiranitë) ka një kënd shumë të mprehtë në majë, dhe këndet e bazës janë vetëm pak më poshtë 90 gradëve.

Shoqëria jonë është një shembull tipik i kësaj lloj piramide. Rreth 80 për qind e popullsisë është baza e saj.

Këta janë zakonisht njerëz që jetojnë në mënyrë modeste ose janë shumë të varfër.

Ata krijojnë pikëpamjen e tyre mbi botën nga televizioni dhe jo nga interneti.

Ata nuk kanë udhëtuar kurrë jashtë vendit ose nuk kanë pushuar ndonjëherë në plazhet private të Egjiptit, Turqisë, Tunizisë dhe Hainanit.

Ata janë natyrshëm a nti-amerikanë, edhe pse nuk kanë qenë asnjëherë në Amerikë.

Shpeshherë këndvështrimi i tyre mbi botën është i mbështjellë me teori konspirative, pseudo-histori dhe koncepte të tjera të çuditshme.

Ata janë pasivë, dhe ndonëse tani janë të pakënaqur me jetën e tyre, janë në përgjithësi janë të bindur ndaj autoritetit.

Në rrethanat aktuale, në pjesën më të madhe këta njerëz – rreth 70 për qind e tyre – e mbështesin Iuftën e Putinit në Ukrainë.

Ata besojnë tek ekzistenca e “neo-nazistëve” të etur për gjak, dhe Perëndimin e lig që i kundërvihet Rusia. Por ata nuk janë fanatikë në këtë kauzë.

Ata do të preferonin të mos i dërgonin fëmijët e tyre në Iuftë, dhe do të donin të shmangnin vështirësitë e Iuftës.

Niveli i dytë i piramidës është 18-19 për qind e popullsisë.

Këta janë njerëz të arsimuar dhe të kulturuar që e përdorin shumë internetin, udhëtojnë jashtë vendit dhe e njohin mirë botën.

Shumë prej tyre kanë burime të ardhurash të pavarura nga qeveria.

Të tjerë punojnë në korporatat dhe burokracinë shtetërore, duke i shërbyer elitës, por nuk janë pjesë e tyre.

Këta njerëz janë shpesh të pasur, por jo gjithmonë.

Ata mund të kenë një shtëpi të vogël pushimi në Letoni ose Bullgari, apo edhe një apartament në atë që ata e quajnë “Lazurka” – Cote d’Azure (Riviera Franceze).

Këta njerëz kanë një kuptim të qartë mbi botën, dhe shumë prej tyre kanë parime të forta morale dhe e vlerësojnë lirinë individuale.

Ndërkohë të tjerët ua shesin talentin e tyre pushtetarëve, dhe në këmbim të heshtjes marrin rroga të majme në universitete, administratë dhe biznese të lidhura me udhëheqjen.

Në mesin e këtij grupi, rreth 70 për qind e njerëzve nuk ​​e miratojnë Iuftën aktuale, dhe këtë gjë e shprehin publikisht në një mënyrë a tjetrën.