I pastrehu gjen një kupon me 10 mijë dollarë: Ia kthen pronares pa hezitim dhe ja si shpërblehet (Video)

Shumë njerëz të pastrehë janë të përhumbur nga varësia ndaj drogës, sëmundjeve mendore apo nga një e kaluar kriminale. Në të vërtetë, Elmer Alvarez i njeh shumë mirë ata demonë. Por ai tha se vetëm për shkak se një person është pa shtëpi, kjo nuk do të thotë se ai është pa karakter, shkruan pemajetes.com.

Për shembull, ditën kur gjeti një çek prej 10,000 dollarësh, ai tha se gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: “Duhet ta kërkoj këtë person”. Ai tha se nuk i kishte shkuar kurrë në mendje të përpiqej t’i merrte për vete ato para.
“Nuk më ka shkuar kurrë në mendje sepse kam marrë një vendim për ta kthyer jetën time. Unë kam qenë i pastër për tre vjet,” tha Elmer.

Paratë i përkisnin një ndërmjetëseje të pasurive të paluajtshme e cila quhej Roberta Hoskie. Ajo, me të marrë lajmin, caktoi një takim me heroin e saj, i cili donte t’ia kthente çekun në vlerë prej 10 mijë dollarësh.

“Prisja të takoja një djalë të bukur, të rruar e të pastër dhe me kostum të mirë”, tha ajo.

Në vend të kësaj ajo pa një person që nuk i kishte shkuar kurrë në mendje, pra takoi të pastrehun, i cili qau kur Roberta i ofroi një shpërblim.

E gjithë kjo ndodhi në janar të vitit 2019. Por pjesa më e mirë e historisë është ajo që ka ndodhur që nga atëherë. Ajo e ndihmoi të pastrehun të gjente një apartament dhe i pagoi qiranë për shtatë muaj derisa ai u ngrit në këmbë dhe u bë i pavarur.

Ajo gjithashtu e futi atë në shkollën e pasurive të paluajtshme dhe së bashku, ata tani po punojnë në një projekt të vogël të pasurive të patundshme.

Në vitet e ardhshme, ata planifikojnë që të ndërtojnë një shtëpi kalimtare për adoleshentët dhe të rinjtë e pastrehë që do të ofrojë të gjitha llojet e shërbimeve.

“Unë e di se çfarë është të jesh i pastrehë. Askush nuk e meriton të jetojë kështu,” tha ai. /Përktheu: Pemajetes.com

Video më poshtë: