I riu nga Drenasi merr një detyrë të rëndësishme nga ministrja e drejtësisë


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Nusret Pllanën dhe Esat Shalën nga Drenasi, të cilët për vite me radhë janë angazhuar vullnetarisht në dokumentim të krímeve të l uftës, raporton DrenicaOnline.

Ministrja i falënderoi për kontributin e dhënë dhe angazhimin tejet të vlefshëm në këtë drejtim, duke iu premtuar njëkohësisht që Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me ta si dhe shprehu gatishmërinë që të përfshíhen në Grupin Punues për themelimin e Institutit për krímet e kryera në Kosovë.