Ikballe Huduti “godet“ Halil Kastratin e Elvis Naçin: Vendi i tyre nuk është nëpër fondacione, e turpshme!

Islamologia, Ikballe Huduti ka krítíkuar hoxhollarët Halil Kastratin dhe Elvis Naçin për mënyrën se si e bëjnë bamirësinë ndaj njerëzve në nevojë.

Ajo thotë se është e turpshme ekspozimi i njerëzve dhe se vendi i hoxhollarëve nuk është nëpër fondacione.

‘’Është e turpshme me ua kallxu fytyrat e njerëzve. Shko e fotografo shtëpitë. Halil Kastrati e Elvis Naci kanë kriju inferioritet me ata fëmijë. Teologu e ka vendin në xhami, e jo nëpër fonadacione. Fondet të mos shkojnë në duar të hoxhollarve”, ka thënë ajo në një emision televiziv, transmeton Periskopi.

‘’Ata e kanë shpërblim prej Zotit, por duhet të maten veprimet, sepse veprimet të lën dojnë më shumë se sa ndihma’’, shton ajo.