Informacione të rëndësishme për MËRGIMTARËT në ZVICËR që duan të udhëtojnë…


Informohen të gjithë të interesuarit se hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin zviceran, me përjashtim të rasteve të veçanta, nuk është e lejuar.

Rastet përjashtimore renditen në Urdhëresën Nr.323.7-5040/3, pika 1.5, datë 3 gusht 2020, të Sekretariatit të Shtetit për Migracion të Konfederatës së Zvicrës (SEM).

Për detaje të mëtejshme mund të konsultoni ueb-faqen zyrtare të SEM, https://www.sem.admin.ch/sem/en/home.html

Gjithashtu, ju informojmë se që nga 29 tetori 2020, për të gjithë shtetasit që kanë të drejtë të udhëtojnë nga Shqipëria në Zvicër

Qofshin këta pjesëtarë të diasporës me leje qëndrimi në Zvicër apo dhe në vende të tjera të hapësirës Shengen, si dhe shtetas zviceranë e të huaj, nuk do të ketë detyrim karantinimi

Pasi me vendimin e Qeverisë Federale të Zvicrës së datës 28 tetor 2020, zyrtarisht, Republika e Shqipërisë nuk është më vend me rrezikshmëri të lartë infektimi, krahasuar me incidencën e infektimit të aplikuar nga autoritetet kompetente zvicerane.

Sqarojmë se autoritetet zvicerane kanë përpiluar një listë me shtetet me rrezikshmëri të lartë infektimi
.
Listë e cila përditësohet periodikisht, informacioni sipas përditësimit të fundit mund të konsultohet në ueb-faqen e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH).