Intervista e Kryeministrit Hoti ndiqet online vetëm nga 119 persona


Kryeministri Avdullah Hoti sonte ka zhvilluar një intervistë për televizionin Klan Maqedonia, ku ka folur për zhvillimet aktuale politike.

Por ajo që ka zhgënjyer është numri i personave që kanë pasur interesim për ta ndjekur intervistën e kryeministrit.

Në shpërndarjen e linkut nga kryeministri Hoti në profilin e tij në Facebook, është parë se intervistën e tij e ndiqnin vetëm 119 persona, sigurisht ky numër tejet i vogël dhe zhgënjyes, shkruan Reporteri.net.

Për dallim nga Hoti, ish-kryeministri Albin Kurti thyente rekorde në televizione sa i përket ndjekës online të intervistave të tij.

Një nga intervistat e Kurtit, kishte thyer rekord, ku ishte ndjekur në kohë reale nga më shumë se 100 mijë persona.