







Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar përse nuk e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mustafa thotë se të pe.nalizohet LDK-ja është sinjal i keq për të ardhmen e Kosovës.
”Për dallim prej disa bashkëpunëtorëve të mi, unë nuk e kam uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj.




Jo se e urr.ej, por se nuk ia dua vendit tim të sundohet nga asnjë parti politike; se nuk gjej arsye të uroj votuesit e deridjeshëm të LDK-së se kanë kaluar në Vetëvendosje, sepse LDK-ja nuk heq dorë nga ata.
Sepse LDK-ja nuk dorëzohet.
Do të kthehet edhe më e fortë.




Unë kam besim të plotë në njerëzit me të cilët kam punuar, në punën time të pastër që e kam bërë në LDK dhe në të gjitha detyrat e tjera.
Jam i bindur se dëmtimi i LDK-së me votat e fundit është krejtësisht i padrejtë” tha ai./Indeksonline