Isa Mustafa: Unë po shkoj, LDK do të kthehet fuqishëm

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, në të cilën dha dorëheqje kryetari i saj i deritashëm, Isa Mustafa, shkruan Reporteri.net.

Pas dorëheqjes para mediave ka folur vet Mustafa. Ai ka thënë se Kuvendi i LDK-së do ta zgjedh shpejt kryetarin e ri dhe LDK do të kthehet më e fuqishme.

“Vlerësoj se rezultati është shumë i keq për LDK-në. Rezultat që nuk e kemi pritur fare, edhe takimet që kemi pasur në terren edhe nga puna që ka bërë kandidati ynë Avdullah Hoti. Por vota e qytetarëve është ajo që respektohet dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërras Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, në mënyrë që LDK të ketë së shpejti kryetarin e ri”, tha Mustafa.