Ish anëtari i LDK-së: o Lutë, aje n`vete çka po thu për Isën: Si mund të bëhet President plaqkitësi i 3%- shit…


Ish kryetari i LDK-së në Viti, Shaip Shala në një postim në Facebook i ka reaguar kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit tha se do ta dëshironte Isa Mustafën për president të Kosovës.

Shala thotë se i kundërvihet Hazirit, siç shkruan ai, me argumente.

Ai thotë se Mustafa ishte plaqkitës i 3%- shit, bashkëpuntor i Rrahman Morinës, i korruptuar e disa akuzua tjera, të cilat i ka thënë publikisht në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Hallall i bëj Lutfi Hazirit, nëse i argumenton objektivisht propozimet që Isa Mustafa të jetë president i shtetit! E unë i kundërvihem me argumente pse nuk mund të bëhet president: plaqkitës i 3%- shit, bashkëpuntor i Rrahman Morinës, i korruptuar, mashtrues, hipokrit dhe servil prej akademikut, dhe jo unifikues, makiavelist i paskrupullt. Argumente mund t’i shtoj ende.