Ish-kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist në Shqipëri, Juxhin Çela, ka krahasuar polίcët e Kosovës të cilët janë duke zbatuar vendimin e Qeverisë për reciprocitet në targat e automjetëve me Serbinë, me ushtrinë e Slobodan Miloshevicit, shkruan Gazeta Insajderi.
Ish anëtari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Juxhin Çela, ka ngjallur reagime të shumta me postimin e tij në Twitter, ku duke komentuar reagimin e pjestarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka thënë se një veprίm i tillë nuk dallon shumë nga ushtrίa e Mίlloshevίcit.
“Prishtina duhet te terheqi trupat speciale nga veriu dhe te ndali drejtimin e armeve te njerez pa arme qe nuk duan shtetin e Kosoves/Prishtines ne token ku ata banojne dhe jane shumica, ndryshe nga ndryshon ushtria e Albinit nga ushtria e Millosheviqit?” – shkroi ai.
Juxhin Çela ishte pjesë e partisë socialiste në Shqipëri deri në vitin 2014, teksa ishte në krye të Forumit Rinor të kësaj partie.