Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark porosi Vuçiqit (VIDEO)

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark thotë se një njohje e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, është rruga drejt përparimit dhe integrimit dhe se kjo sjell përfitime për të dyja vendet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Clark thotë se administrata e re e Presidentit Joe Biden, do ta shtojë vëmendjen ndaj Evropës Juglindore dhe Ballkanit. Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci, gjenerali në pension tha se zhvillimet e fundit politike në Amerikë, tregojnë forcën e demokracisë dhe jo dobësinë e saj.

Gjeneral Clark, në një letër drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, presidenti Joe Biden foli për njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë Presidenti i Serbisë tha se kjo nuk do të ndodhë dhe se qëndrimi i tij për Kosovën nuk ka ndryshuar. A mendoni se një njohje e ndërsjellë do të jetë e mundur gjatë administratës së zotit Biden?

Wesley K. Clark: Mendoj se e ardhmja e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe nëse do të ketë njohje reciproke varet nga udhëheqja në Serbi. Mendoj dhe shpresoj që udhëheqja në Serbi ta kuptojë rëndësinë e e një përafrimi më të madh me Perëndimin, dhe kjo do të thotë njohje e Kosovës si shtet i pavarur. Kjo do të thoshte lënia pas e së shkuarës dhe vështrimi nga e ardhmja. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm nga Serbia, ata janë shumë të lidhur me vlerat perëndimore dhe shpresoj që udhëheqja serbe të mund të shohë se është në interesin e saj dhe të ndjejë dëshirën për një lidhje më të fortë me Perëndimin dhe kjo do të thotë njohje e Kosovës.

Video: