Ish-ushtari gjerman i UÇK-së shfaqet nga Bucha e Ukrainës

Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko, është shfaqur nga Bucha e Ukrainës, aty ku ditë më parë forcat ruse bënë masakër ndaj popullësisë civile.

Ish-ushtari Bartetzko ka publikuar një foto nga atje, duke e përmendur edhe lokacionin në Bucha.

Roland Bartetzko, ish-nënoficer i Bundswehrit gjerman, dy herë ka luftuar kundër serbëve – në Kroaci dhe në Kosovë.