Ish-ushtari i UÇK-së në tubimin e VV-së: Krenar që jam pjesë e PDK-së, ju mos na tregoni për Iuftën (Video)

Një tubim i Vetëvendosjes në Rahovec ku i pranishëm ishte edhe Glauk Konjufca nuk shkoi ashtu siç zyrtarët e kësaj partie e kishin pritur.

Aty u paraqit një qytetar, ish-ushtar i UÇK-së i cili mbajti një fjalim para personave që ishin mbledhur aty, shkruan lajmi.net.

Osman Zymberaj nga Drenoci i Rahovecit, u tha zyrtarëve të VV-së se është krenar që i përket një partie tjetër, PDK-së.

Madje u dha një porosi zyrtarëve të VV-së, duke i thënë që të mos flasin për luftën. /Lajmi.net/

VIDEO: