Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë mes një kamionete dhe një motoçiklisti rreth orës 22:15 në fshatin Peqan të Suharekës, ku ngasësi 22-vjeçar i motoçikletës ka mbetur i v dekur, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima e këtij aksidenti është Arton Bytyqi nga Suhareka, kurse për v dekjen e tij kanë shkruar edhe familjarët në Facebook.
“Ishe shumë i mirë për këtë botë të hidhur, prandaj edhe zoti të mori pranë, një engjëll si ti se meritonte këtë fund, të përkujton me mall familja.
Pushofsh i qet në Xhenet Arton”, ka shkruar një familjar i viktimës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Si p asojë e aksidentit motoçiklisti ka mbetur i v dekur. Nuk ka persona tjerë të l ënduar. Shoferi i kamionetës është ndalu me urdhër të prokurorit”, ka thënë ai për Sinjalin.