Ismaili e PDK-së: Asociacioni po vjen, qeveria po gënjen

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se banorët jo serbë që jetojnë në veri të vendit sot janë mes dy zjarreve: Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe mungesës së mbrojtjes dhe anashkalimit nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa shtoi se financimi i shtëpive për serbët në Mitrovicën e Veriut nga ana e autoriteteve të Beogradit vazhdon pareshtur.

Ismaili ka thënë se nuk po bisedohet për vrsjet e pasIuftës në veri të vendit, sikurse nuk ka as strategji kundër pastrimit etnik të popullatës jo serbe në këtë pjesë të vendit.

“Nuk ka bisedime për vrsjet e pasIuftës në veri, as për mijëra shqiptarë të dëbuar nga pronat. Sikur që nuk ka asnjë strategji kundër spastrimit etnik të popullatës jo serbe në veriun e Kosovës.

Si të besojmë që themelimi i Asociacionit nuk do të shërbejë si mjet dëbimi në heshtje ndaj banorëve të mbetur shqiptarë dhe të tjerë të Veriut?

Si të besojmë ata që gënjejnë, ata që veprojnë ndryshe nga ajo që premtuan? Si të besojmë që të drejtat e shqiptarëve, boshnjakëve, turqve, romëve dhe komuniteteve të tjera jo serbe nuk do vazhdojnë të shkelen edhe më rëndë me implementimin e Asociacionit?

Nuk ka arsyeshmëri të besojmë!”, shkroi Ismaili.

Ajo ka kërkuar që banorët e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në veri duhet të jenë pjesë e tryezës së bisedimeve.

“Po e përsëris, për të satën herë me radhë këtë javë: Banorët e Veriut, dhe jo vetëm ata serbë, duhet të jenë pjesë e tavolinës, pjesë e marrëveshjes dhe implementimit”, përfundoi Ismaili.