Ja ku do të ndërtohen 22 shtëpi për skamnorët, dhe kush do e financoj këtë projekt të bukur (PAMJE)

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot marrëveshje me Fondacionin “Shqiptarët për shqiptarët” për ndërtimin e 22 shtëpive, raporton Llapi.info.
Bulliqi, në një postim në Facebook, ka thënë se Komuna e Podujevës do të mbulojë pjesën e infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.“Me Fonadacionin “Shqiptarët për shqiptarët” nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për zotimin e punëve që do t’i kryejmë në kuadër të projektit për ndërtimin e 22 shtëpive.

Komuna e Podujevës do të mbulojë pjesën e infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore në hapësirën e planifikuar ku përfshihen rrafshimi dhe përgatitja e hapësirës, rrjeti i kanalizimit, rrjeti i ujësjellësit, ndërtimi i rrugëve brenda hapësirës sipas projektit, ndërtimi i trotuareve, ndërtimi i ndriçimit.

Ndërsa fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” do të bëjë ndërtimin e 22 shtëpive. Investitori i këtij projektit është “Fonadacioni Firdeus”.

Falënderoj donatorët për kontributin e vazhdueshëm në Komunën e Podujevës për t’ju dalë në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë sociale dhe bashkë u zotuam që do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të realizojmë projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve llapjanë”