Kryeministri Kurti javës në vijim takon kancelaren Merkel në Tiranë.Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pritet që javës në vijim ta takojë kancelaren gjer,mane Angela Merkel. Merkel sot ka paraparë vizitë në Shqipëri, ndërkaq takimi mes saj dhe Kurtit, pritet të zhvillohet në Tiranë në kuadër të kësaj ngjarje,je.
Këtë e ka konfirmuar për median edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kancelarja gjermane në Tiranë do takohet fillimisht me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku temë e bisedës do të jetnë çështje të politikës ekonomike dhe marrë,dhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.
Në bisedimet me krerët e qeverive në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.