Ja sa vlen rezidenca e Ibrahim Rugovës (FOTO)


Në deklarimin e pasurisë së saj, deputetja Teuta Rugova ka deklaruar edhe pasurinë e trashëguar dhe të përbashkët të familjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ajo ka deklaruar edhe shtëpinë që familja Rugova e ka, e që e ka llogaritur në vlerë 1.5 milion euro. Po ashtu, të deklaruar deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës e ka edhe banesën prej 68 metra katroreve e që e ka vlerësuar me 68 mijë euro.

Teuta ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 25 mijë eurove.