Ja si do t’a sigurojë Kosova vaksinën për virus

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Kosova do ta sigurojë vaksinën kundër koronavirusit, kurdo që , përmes Bankës Botërore.

Në një konferencë për media të premten, pas mbledhjes së qeverisë, Bajrami tha se vaksína do të sigurohet përmes kredive nga Banka Botërore.“Ne jemi në negociata me Bankën Botërore që të hyjmë në një projekt të sigurimit të vaksínës antí-COVíD, dhe me këtë do të jemi ndër vendet e para që do ta marrim sapo të dalë kjo vaksínë”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se në takimin e fundit me Bankën Botërore – me pjesëmarrjen e më shumë se 50 shteteve – u është bërë një prezantim i një numri të madh të vaksinave.

“Kjo është një pako e vaksínave që Banka Botërore do ta blejë për një numër të madh të shteteve nuk do të bëhet prokurim specífik për Kosovën, por do të jetë për një numër të madh të shteteve. Banka Botore është bankë dhe kjo do të bëhet përmes kredive dhe jo përmes donacíoneve, mirëpo kushtet janë të favorshme”, tha mes tjerash ajo.

Prej kur janë raportuar rastet e para me koronavírus në Kosovë, më 13 mars, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 18,910 persona të ínfektuar me këtë vírus.

Prej tyre, 674 persona kanë vde kur, ndërsa 15,367 janë shër uar.