Ja si na e uron 28 Nëntorin Shyhrete Behluli!


Dita e Flamurit ka filluar me urime të shumta nga krerët e të dy shteteve si dhe fytyrat e tjera publike.

Këngëtarja Shyhrete Behluli vendosi të urojë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, duke publikuar një fotografi të nipërve të saj me veshje kombëtare.

“Gezuar 28 Nentori, Lavdi te gjithe deshmorve qe ran per Liri, lirin qe sot po e gezojm! ”, shkruan ajo.

Artistja gjatë gjithë karrierës së saj ka sjellë vazhdimisht këngë me motive kombëtare, të cilat janë pëlqyer shumë në publik.

Muaj më parë, ajo në duet me Sinan Akcil publikoi duetin “Jam shqiptar”.