Jakup Krasniqi “godet“ Prokurorin Smith: Mos fol në emër të popullit të Kosovës

Ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi në seancën e radhës paragjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka reaguar prokurorit të Speciales Jack Smith që të mos flas në emër të popullit të Kosovës.

Krasniqi ka kërkuar fjalën nga gjykatësi Nicolas Guillou ku ka thënë që në emër të popullit të Kosovës mund të flasin vetëm përfaqësuesit e tij dhe jo prokurori Smith.

Kam një reagim në fjalën e prokurorit Smith kur foli në emër të Popullit të Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës mund të flasim ne përfaqësuesit e tij.

Unë 45 vjet të jetës sime i kam të angazhuar për lirinë dhe për çlirimin e kombit tim.

Ai tutje është shprehur që nëse Prokurori Smith dëshiron të flet në emër të kr.imeve të pretenduara le të bëhet mbrojtës i kr.imeve të Serbisë ndaj Kosovës./Kosovarja/