Jam e ëmbël po jam e keqe! Kjo është Infermierja 28-vjeçare që po kërkon burrë në ”Për’puthen”

Konkurrentja më e re që iu bashkua “Përputhen” quhet Ada.

Ajo është 28 vjeç dhe vjen nga Skrapari. Ada ka përfunduar Fakultetin e mjekësisë dhe ushtron profesionin e infermieres.

Gjëja e parë që sheh tek një mashkull është buzëqeshja dhe pamja e jashtme.

Ajo e cilëson veten si një femër ambicioze që arrin gjithçka që do në jetë.

Për atë nuk ka problem mosha e mashkullit që do të ketë në krahë, por Ada thotë se ka një karakter shumë të fortë dhe ‘aq sa është e ëmbël është edhe e keqe’.