Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, në emër të tij dhe të familjes ka uruar festën e Bajramit.
Ai në Facebook ka publikuar një fotografi të përbashkët familjare me Jasharët e rinj, e në të cilën fotografi është edhe Rifat Jashari, vëllai i Ademit dhe Hamzës, shkruan lajmi.net.
Bekim Jashari në postimin e tij ka thënë se kjo festë vë në rikujtim se sipas tij e kemi obligim të jemi të bashkuar e në shërbim të njëri tjetrit.
Postimi i plotë:
Të dashur vellëzer e motra të besimit islam,
Në emër të familjes dhe në emrin tim personal ju uroj festën e Kurban Bajramit, duke uruar shëndet, harmoni e lumturi për ju dhe familjet tuaja.