Opinionisti Armand Shkullaku ka thënë që moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe, është një a kt që i jep dinjitet shtetit të Kosovës.
“Vendimi që ka marrë Qeveria Kurti, që serbët e Kosovës mos të votojnë zgjedhjet serbe këtu, është një vendim i dinjitetshëm dhe një veprim dhe një vendim shtetari që e respekton sovranitetin dhe integritetin e një vendi të pavarur.
Është një akt që i jep dinjitet shtetit të Kosovës, pra që të mos vijë kushdo dhe të bëjë zgjedhje si t’i teket, të paktën të ketë një marrëveshje.”, tha ai.