Jovanoviç: Keni kujdes, ja çka po përgadisin Vuçiç dhe Putin për Kosovën dhe Bosnjën!

Zhvillimet që po ndodhin dhe kanë ndodhur kohët e fundit për Kosovën, nuk se kanë pasur një ritëm surprízues apo pa u sinjalizuar. Vetëm dy vjet më parë, lideri i opozitës serbe, kreu i líberaldemokratëve, Çedomir Jovanoviç, nga Prishtina ka lëshuar një b ombë për Kosovën.

Në një takim që ka mbajtur në universitetin AAB, ish-numri dy i qeverisë serbe tha se Vuçiç e ka dorëzuar Kosovën pasi ja kanë vënë me detyrim përcaktim, por po i dorëzon “në tepsi” Presidentit të Rusisë gjysmën e Bosnjës.

“Mendoj se nëse i tërë rajoni nuk shkon drejt Evropës, as Serbia nuk do të shkojë drejt Evropës. A e vënë ata gishtin në kokë dhe të mendojnë se askush nuk e ka sjellë kurrë atë problem të Bosnjës. Tani Vuçiçi po i kthehet nacíonalízmit dhe thotë se nëse e jep Kosovën do ta marrë Bosnjën, por kur e merr Bosnjën, cili është hapi tjetër? Kjo ishte pyetja e Jovanoviç, i cili ka lëshuar disa a larme në Prishtinë.

Jovanoviç, në ligjeratën e tij tha se do të ishte mirë që Serbia të ishte shteti i parë që do ta njihte Kosovën. Në fakt edhe sot lideri i Partisë Liberaldemokrate, i cili ka pasur disa p robleme shëndetësore si p asojë e Covid 19, ka bërë thirrje disa herë për njohjen e Kosovës nga Serbia… “Në marrëdhëniet normale, do të na mundësohej neve që të vijmë këtu pa kurrfarë droje, qoftë ajo shtëpi e ndonjë familje, manastir, punë, sport apo çfarëdo qoftë. Ju qartë e dini se çka doni, ju e doni anëtarësimin në OKB dhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë”, tha ai.

Ndërkaq, duke kujtuar ish shefin dhe bashkëpunëtorin e tij Zoran Gjinxhiç, Jovanoviç tha se ai u v ra pikërisht se ishte gati për të njohur Kosovën.

“I pyetur nga studentët e Kolegjit AAB se nëse do të ishte gjallë Zoran Gjingjiç, a do ta njihte pavarësinë e Kosovës, ai u përgjigj duke thënë se nuk ka kuptim që p roblemi i Kosovës të mbetet gjithmonë i hapur dhe se po të ishte gj allë Gjingjiç, sipas tij, këtë pakuptimësi do ta eliminonte./Pamfleti