Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj.
“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi” nga nëna dhe babai sqaron ai. “Kjo është nderi im dhe krenaria ime” vijon më tej ai duke u ndaluar më pas te intervista që bëri b ujë.
“Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”.
Ai tregon se në Greqi shkoi në 7 sh kurt 1991, kur isha 19 vjeç, ndërsa rrëfen përkujdesjen e gjyshes dhe re gjimin e Enver Hoxhës. “Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im nga Tirana sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu që foshnjë isha në Himarë me gjyshen time. Grua e mrekullueshme dhe e mençur.
Partia Komuniste nuk na dha mundësinë për të stu diuar në universitete. Vetëm njerëzit e betuar në parti nga Epiri i Veriut ishin të qetë”. Por ai tregon më tej se trajnimin e filloi në Shqipëri.