Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur sot para përfaqësuesve të strukturave të PDK-së.
Veseli ka thënë se PDK është krenare si trashëgimtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u soll denjësisht, transformoi veten dhe Kosovën, transmeton Telegrafi.
Ai tha se sot që PDK është lidere e opozitës dhe do të jetë gjithmonë përball sfidave për ta ruajtur dhe forcuar Republikën e Kosovës.
“Do të jemi opozitë e vërtetë kundër një kaste që veten e sheh mbi interesin e Kosovës dhe qytetareve tanë”, ka shkruar Veseli.