Rrezofat Azemi, kadidate për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është bërë e njohur së fundmi për shkak të së qeshurës së saj, në hapjen e fushatës në qytetin e Ferizajt. Ajo në emisionin Frontal në T7, ka folur pikërisht për këtë çështje e ku tha se e tëra ndodhi për shkak të emocioneve, shkruan Gazeta Express.
“Ishte hapja e fushatës në Ferizaj në vendlindjen time. Janë emocione që nuk mundem me i menaxhu nganjëherë. Gjithçka është pozitive dhe në momentin që kam filluar të merrem me politikë ka qenë diçka pozitive që me u merr me brengat e të rinjve. Unë nuk jam merr më herët me politikë janë dizajnere e modës dhe e artit”, ka thënë ajo në T7.
Azemi foli edhe për komentet e Haradinajt pas këtij tubimi. Ajo tha se ka qenë lideri i AAK’së ai i cili e ka shtyrë që të jetë vetvetja.
“Muj me thanë që më ka dhënë një afërsi që më ka shtyrë që të merrem me këtë garë. S’kemi ditë me fol se ai është më i ngritur por ai më ka dhënë mundësinë që të tregojë kush jam unë. Unë mbrëmë e pashë që është bërë shumë e madhe videoja. Edhe thashë çka është tu ndodh me mu. Unë e mora shumë si qitu qysh jom. Janë sene që ndodhin dhe pse me qit veten poshtë për një buzëqeshje”, ka deklaruar ajo.
Kandidatja e AAK’së u deklarua edhe për komentet që mori nga shoqëria dhe njerëzitë e tjera pas kësaj video.
“Ishte hera e parë që dola dhe fola në masë, dhe ishte një emocion. Këtu nuk kam emocione. Në shoqërinë time dhe Ferizaj um njohin se çfarë personi jam dhe e dinë se si buzëqeshi. Nuk e kanë marrë si disa media që i falënderojë që ma kanë hapur fushatën”, ka thënë më tutje Azemi. /Express/
Ndiqeni videon nga minuta 29:30