“Mirëmbrëma. Kërkoj nga prindërit e djemve që të flasin me fëmijët e tyre për sjelljen e sotme në dhomat e zhveshjes pas Edukatës Fizike. Këndimi i këngës ‘Vrisni e therrni që Shiptari të mos ekzistojë’ është rreptësisht i ndaluar në shkollë. E kuptoj që ata ndoshta as nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo, por kjo nuk i justifikon ata”.
Një mësuese serbe nga një shkollë fillore në Novi Sad e shkroi këtë ditë më parë në një grup prindërish në Viber, duke shtuar se disa nxënës menjëherë “pranuan dhe thanë se kishin gabuar me atë këndim”, ndërsa të tjerët mohuan se kishin marrë pjesë në të, raportoi portali malazias “CdM”.
“Secili prej tyre e di më së miri nëse ka kënduar apo jo. Ata janë ende fëmijë, tema të tilla nuk janë për ta dhe është detyra jonë e përbashkët t’i mësojmë dhe edukojmë, t’i shpjegojmë pse diçka është e keqe dhe t’i ndërgjegjësojmë”, mësuesja u shkruan prindërve.
Kjo mësuese është vetëm një nga shumë në Serbi që ndeshet me situata të tilla gjithnjë e më shpesh në shkollë dhe në oborrin e shkollës.
Në rastin e nxënësve të përmendur në shkollë, dënimet mund të jenë verbale, nëse dikush i shqipton ose së paku tregon se një sjellje e tillë është e papërshtatshme.
Fundjavën e kaluar të rinjve në Serbi, por edhe në mbarë rajonin, ndër të tjera iu është ofruar se si trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviq Pixi, shante nënën “shiptare” dhe tifozët e kombëtares serbe në Vjenë, siç shihet në rrjetet sociale, këndonin njësoj si djemtë pas Edukatës Fizike në dhomat e zhveshjes së një shkolle në Novi Sad “Vritni, therni që Shiptari të mos ekzistojë”.
Policia në Vjenë konfirmoi zyrtarisht se videot janë autentike dhe se ka marrë masa në juridiksionin e saj.
Në Serbi, policia nuk reagon për këtë dhe thirrje të ngjashme.