



Moderatori i Zonë e Lirë: U duk sikur këndoje këngë serbe. Romina Aliaj, këngëtarja e muzikës popullore qytetare ka qenë e ftuar këtë të premte në “Zonë e Lirë”, Tv Klan me Arian Çanin.




Aliaj, ishte e ftuar për të promovuar këngën e saj më të re me titull “Emigrantë e Diasporë”, por në fillim të intervistës Çani i kërkon asaj që të këndojnë “Hajredin Pashën”, e pas performancës gazetari dhe moderatori Çani i thotë se kishte pak nuanca serbisht në këndim, ku i menjëhershëm ishte reagimi i këngëtares labe.




Arian Çani: U duk për një moment që i dhe një nuancë serbe.
Romina Aliaj: Nuk ka shance një herë, jam raciste, këngë serbe dhe greke nuk këndoj kurrë.




Arian Çani: Greke do këndosh.
Romina Aliaj: Jo kurrë, mos më pro voko tani.
Arian Çani: Mos i shaj grekët se nuk të ftoj më.
Romina Aliaj: Mos më fto.




Romina Aliaj: Po të betohem, nuk i dua, si mund t’i dua?
Arian Çani: Mir serbët se kanë bërë lu ftë dhe kanë vr arë kosovarët, po me grekët pse?
Romina Aliaj: Nuk është normale, tani Çani të lutem.




Romina Aliaj: Nuk bëj gjëra për publikun unë. Nuk di greqisht dhe as dua të dëgjoj.
Arian Çani: Turp të kesh.
Romina Aliaj: Turp të kesh ti.