Këngëtarja Rona Nishliu që na bëri krenarë në Eurovizion, kërkon që Shqipëria t’i japë pasaporta gjithë gjithë shqiptarëve të Kosovës

Këngëtarja Rona Nishliu ka bërë një kërkesë publike për shtetin e Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, artistja tha se Shqipëria duhet të pajisë të gjithë kosovarët me pasaporta.

“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj.

Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon”, ka shkruar Nishliu.