Këngëtarja shqiptare të këput shpirtin me rrëfimin e saj/ Ish i dashuri më ka nxirë jetën..(Video)

E përlotur teksa fliste për rastin e Marigonës në “ATV”, Ana ndau një pjesë historie nga jeta e saj.

Edhe pse nuk preferoi të futej në detaje, ajo tregoi se si ishte “verbuar” nga dashuria sa kishte qenë në gjendje të duronte e të arsyetonte veprimet e këqija të ish-të dashurit.

“Ka marrë kohë derisa e kam kuptuar, sepse kam hyrë në atë rolin që duhem me ia dëshmu që e dua atë njeri. (…)

Ndonjëherë aq shumë e do sa nuk sheh, i arsyeton ato të këqijat, tërë kohën e arsyeton. E në momentin e parë që ti ia sheh këto të këqija, mendon që diçka s’është në rregull, ngoje qetu zemrën se përnime nuk të rren kurrë.