Kërkesa e plakës shqiptare drejtuar Bill Clintonit ngriti botën në këmbë, ja çka i tha ajo

Në vitin 1999, më 6 maj, presidenti amerikan, Bill Clinton, viziton qendrën e të deportuarve shqiptarë nga for cat ushta rake dhe policore serbe në Kosovë, e që kishin gjetur strehim në Ingelheim të Gjermanisë.

Gjatë kësaj vizite, Clinton ishte i shoqëruar edhe nga kancelari gjerman, Gerhard Schröder.

Në qendrën e strehimit të këtij qyteti, Clinton ndër të tjera tha: “Do të doja të shpreh respektin tim për familjet që janë këtu, nga Kosova… Për ata që na kanë treguar rrëfímet e jetëve të tyre – zemrat e thyera, makthet, mízorítë dhe pasígurinë – për ata që janë të rinj, për ata që janë të moshuar, ata që janë të moshës së mesme. Ju dëgjova me shumë kujdes”.

“Bota do të dëgjojë historitë e juaja. Është me rëndësi që çdo person që do lirinë në botë të dijë rrëfímin për Kosovën. Është me rëndësi që njerëzit të mos harrojnë se ajo që quhet sp astrim etník nuk është ide abst rakte”, shtoi ai.

Në këtë vizitë, është bërë edhe një foto emblematike, që po përhapet ditëve të fundit me të madhe në rrjetet sociale. Në këtë foto shihet një nënë e moshuar shqiptare, tashmë e ndjerë, tek përqafon presidentin amerikan. Përhapja e kësaj fotografie ka befa suar për të mirë familjarët – ata që ishin e nuk ishin pranë saj më 1999, pasi asnjëri nuk e kishte të fíksuar në fotografi një moment të tillë të veçantë.

Ajo është Hasibe Selimi, nëna e psíkíatrit dhe profesorit të regjisë së teatrit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Agim Selimi, si dhe gjyshja e këngëtares së mirënjohur, Kaltrina Selimi.

Clinton – sipas familjarëve që ishin pranë saj – e kishte pyetur nënën Hasibe se çfarë dëshire ka.

Ajo i kishte thënë: “T’i largosh for cat serbe, të na kthesh në shtëpi dhe ta shpëtosh Ibrahim Rugovën nga Sllo bodan Milo sheviqi”.

Në fakt, kjo ditë ishte dita kur Rugova kishte arritur në Itali e kur bën paraqitjen e parë publíke me kryeministrin italian, Massimo D’Alema.