Kërkesa e serbisë për ‘një mijë trupat serbe në veri’ Escobar i prerë: Kosova ka garancë ShBA-në

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se shteti që ai e përfaqëson, e kundërshton kategorikisht kërkesën e Serbisë për vendosjen e rreth 1 mijë trupave ushtarake në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Escobar ka deklaruar se ShBA-ja nuk e mbështet fare një kërkesë të tillë dhe ka theksuar qartë, se Kosova e ka garancë aleatin e saj amerikan.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – tha ai.