“Kërkohet lirimi i Hashim Thaçit”, Mehmeti zbulon rrezíkun nëse ndodhë kjo…


Në paraqitjen e dytë para Dhomave të Specializuara në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga avokatët u paralajmërua kërkesa për lirim me kusht.

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, tha se së shpejti do të aplikojnë për lirimin me kusht të tij.

“Është synimi ynë që të aplikojmë për lirimin e tij me kusht. Po ashtu, e kam sugjeruar edhe në seancën e mëparshme dhe dua ta theksoj edhe sot që modalitetet ose mënyrat se si duhet të realizohet ky ushtrim. […] Unë kam marrë versionin e redaktuar të kërkesës së prokurorisë për një urdhërarresti dhe më duhet të them që në këtë dokumentacion ka disa redaktime të çuditshme. Për shembull në paragrafin 2 thuhet se duke pasur parasysh nenet, pastaj pjesa tjetër është e redaktuar, pastaj ligjet, pastaj është pjesë e redaktuar, nuk e di çfarë qëllime kanë me redaktime të tilla, sipas mendimit tim, redaktime të tilla nuk mund të justifikohen”, tha Hooper.

Por një lirim të mundshëm po e kundërshton analisti politik, Faton Mehmeti.

“Në bazë të aktakuzës që rëndon ndaj Thaçit, po edhe të tjerëve të përfshirë në grupin e prej katër të arrestuarve, duket e vështirë që të pranojë gjykata kërkesën për lirim me kusht. Për më tepër, që në Gjykatë u tha se janë edhe rreth 100 dëshmitarë të rinj në dosjen kundër Thaçit dhe tre të tjerëve të përfshirë në dosjen. Akuzat janë shumë të rënda, aq sa vështirë të mendohet se Gjykata do të pranoj lirimin me kusht, megjithatë të presim dhe të shohim. Do të ishte mirë për Thaçin, familjen e tij dhe miqtë që të lirohet me kusht deri në nisjen e procesit ndaj tij”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Ai shton se lirimi eventual i Thaçit dhe të akuzuarve tjerë, do të ishte një rrezik për dëshmitarët.

“Nuk dihet se a janë dëshmitarët ende në Kosovë, apo janë duke jetuar ne ndonjë shtet tjetër, nëse janë në Kosovë natyrisht se mund të ndjehen të rrezikuar nëse lirohet Thaçi, kështu që Gjykata i ka parasysh të gjitha këto, dhe nuk besoj se do lirohet. Edhe pse po them, se kjo gjë do të mund të ishte në favor të të akuzuarve, por jo të atyre dëshmitarëve, tani i mbetet gjykatës ta vlerësoj se a rrezikohen dëshmitarët, dhe në bazë të kësaj do të sjell një vendim”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”.

Related Posts

A Lowly Shepherd Is Able To Get The Better Of A Yuppie Stranger

A shepherd was herding his flock in a remote pasture when suddenly a brand-new BMW advanced out of the dust cloud towards him. The driver, a young…

A Little Girl Explains The True Meaning Of Her Simple Dress

“Do you like my dress?” A little girl asked of a woman passing by. “My mommy made it just for me,” she said with a tear in…

Woman Wins $350 Million Dollar Powerball, Decides To Share New Wealth With Veterans Who Need It

Most of us have a list ready with the things we would do if we ever win a Powerball lottery. But one recent winner in Iowa surprised…

Are you quick enough to spot all the differences in 23 seconds? Try now!

The image shared above shows two men reading the newspaper in the bed. There are 7 differences between the two men reading newspaper pictures. Are you quick…

Woman Defends Her $130 Engagement Ring After Sales Clerk Says It’s “Pathetic”

In November 2016, Ariel Desiree McRae’s post on Facebook went viral. She was defending her $130 engagement ring after a jewelry store employee made a negative comment…

Miley Cyrus’ Sister Turns Heads Over ‘Inappropriate’ Outfit During Performance

Photo Credit: Entertainment Tonight Note: we are republishing this story, which originally made the news in October 2020, in light of recent reports that show more and…