









Fshati Sukobinë e Ulqinit, vendi i origjinës të familjes së Albin Kurti, ka votuar në shumicë për koalicionin “Fillimi i Ri” në zgjedhjet lokale, tregojnë rezultatet preliminare.
Ky koalicion udhëhiqet nga Dritan Abazoviq i cili është mandatar për kryeministër të Malit të Zi.
E dyta ka dalë “Forca e Re Demokratike” me bartës liste Genci Nimanbegu, e cila mori 70 vota.





Parti e tretë në këtë fshat ka dal Unioni Demokratik Shqiptar me 49 vota, kurse Partia Demokratike Shqiptare ka marrë 24 vota.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në fshatin Sukobinë.
Atje ende jetojnë disa familjarë të tij. Ndërkaq, një pjesë e familjes së ngushtë të kryeministrit jeton në qytetin e Ulqinit.