Opinonistja, Kimete Berisha, është tallur me Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka komentuar takimin e çiftit presidencial me presidentin e rizgjedhur të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se Zotëriu i Parë ende nuk e ka larë dorën të cilën ia ka prekur presidenti turk.
“Prindoni ende nuk e ka larë dorën, nga dita kur e kapi përdore Presidenti shpirtëror i krejt shqiptarëve (përveç i atyre të Shqipërisë) – Erdogan”, ka shkruar ajo.
Në ceremoninë e betimit të Erdoganit për mandatin e ri presidencial kishte marrë pjesë edhe presidentja Osmani me bashkëshortin e saj.
Në një nga fotot të ceremonisë shihet se si presidenti turk e kishte kapur për dore bashkëshortin e presidentes.