“Kjo është e padrejtë”, policët hedhin gaz lotsjellës ndaj fëmijëve në Kamenicë

Komuna e Kamenicës, në kuadër të reformave në arsim që po bën është duke mbyllur disa shkolla.

Në fshatin Shipashnicë e Poshtme, banorët kanë dalë në rrugë dhe nuk po dëshirojnë të lënë Komunën dhe Policinë që ta mbyllin shkollën.

Në këtë protestë, ka pasur edhe tensione dhe përplasje mes policisë dhe banorëve të këtij fshati.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se policët në këtë protestë, kanë hedhur gazlotsjellës ndaj personave të pranishëm, në mesin e tyre edhe ndaj fëmijëve, të cilët nuk kanë lejuar hyrjen e veturës së Komunës e cila kishte sjellë invertar për këtë shkollë që është planifikuar të shndërrohet në çerdhe.

Në këtë video, shihet se si një nxënës thotë se kjo çfarë po ndodh është e padrejtë ndaj tyre.