Murtaja më famëkeqe në Islamin e hershëm ishte ajo që njihet si Murtaja e Emmaus-it (طاعون عمواس) e cila ishte një nga përsëritjet e Murtajës së mëparshme të Justinianit. Kjo murtajë ndodhi në dy valë, dhe preku ushtritë ngadhënjimtare të dishepujve (sahabëve) të Profetit në Siri ndërsa ata l uftuan Romakët Bizantinë në vitin 640 e.s. (18 hixhri).
Mbi 25,000 muslimanë humbën jetën, përfshirë disa nga më të njohurit si Muadh Ibn Xhebeli dhe Ebu Ubejda Amir bin el-Xherrah.
Në analet e Ibn Kethirit, mësojmë se vala e parë mori shumë nga shokët (sahabët) e moshuar të Profetit. Atëherë, Amr bin al-As mori përsipër kryesinë dhe i këshilloi shokët (sahab) e Profetit që të shpërndahen midis luginave dhe kodrave dhe të mos mblidhen së bashku. Ai i informoi ata se plagët janë si zjarre: ato shkaktojnë më shumë shkatërrim kur përhapen në zona me popullsi të dendur dhe nuk përhapen kur njerëzit janë larg.
Një sahab tjetër u ngrit për ta kundërshtuar këtë, i zemëruar sepse kjo taktikë dukej frikacake dhe nuk kishte kuptim. Ai i tha Amrit: “Unë jam një person që e shoqërova Pejgamberin (a.s.) dhe dëshmoj tek Allahu se ti gabon!! Në fakt unë them që ti je më i gabuar se gomari im !! ” Amri, megjithëse ishte udhëheqës dhe pavarësisht poshtërimit publik, u përgjigj: “Unë nuk do ta denjoj këtë me një përgjigje, as nuk do t’ju ndëshkoj”.
Dhe njerëzit ndoqën politikën e tij dhe ishte efektive. Kur Umer b. al-Hattab u informua për këtë, ai nuk e pa këtë politikë si të pasaktë.
Kjo tregon se:
– izolimi shoqëror ishte i njohur për sahabët e hershëm dhe funksiononte për ta.
– është e kuptueshme që disa njerëz do ta teprojnë dhe do të reagojnë emocionalisht. Udhëheqësi i vërtetë duhet të injorojë emocione të tilla dhe të bëjë atë që është më e mira për komunitetin, pavarësisht ndjenjave. Ndjenjat nuk shpëtojnë jetë; politikat po
– ndërsa nuk është transmetuar se çfarë bënë ata me faljen e Xhumasë (Premtes), është e arsyeshme të supozohet se lutjet u ndërprenë nëse të gjithë muslimanët ishin të shpërndarë midis kodrave dhe luginave përreth për disa muaj me rradhë.
Dhe Allahu e di më së miri.
Yasir Qadhi