Kjo ndihmë e njëhershme prej 100 euro, sado e dobishme, nuk e zgjidh problemin e rritjes së çmimeve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të mbështetur qytetarët reflekton në varfërinë e politikave fiskale dhe sociale të ekzekutivit për të mbrojtur standardin e jetës së familjeve.

“Kjo ndihmë e njëhershme prej 100 euro, sado e dobishme, nuk e zgjidh problemin e rritjes së çmimeve. Për më tepër, kjo ndihmë nuk përfshinë mijëra të papunë dhe ata që merren me bujqësi”.

“Duhet ndërmarrë masa afatgjate, të cilat i kemi propozuar kur filloi të shfaqet kriza:

(i) Nuk është dashur të rritet çmimi i energjisë.

(ii) Duhet të indeksohen përfitimet pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike.

(iii) Duhet të rriten subvencionet në bujqësi.

(iv) Duhet të rritet paga minimale

(v) Duhet konsideruar tërheqjen e një shume të kursimeve pensionale”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.