Kjo ndodh vetëm në Kosovë
Besarta Krasniqi-Asllani paraqet rast i cili shëmbëllen më së miri mundësitë e pakta në Kosovë: ajo ka 4 diploma dhe është e papunë.
Besarta ka diplomuar në këto drejtime:
-Fakulteti Filozofik, drejtimi “Shkenca Politike”, 2011.
-Fakulteti Filozofik, dega e Pedagogjisë, 2014.
-master në Fakultetin e Edukimit, në Degën e Pedagogjisë së Përgjithshme,2017
-Fakulteti i Edukimit, Programi Parashkollor, 2020.
Besarta thotë se ka aplikuar në shumë konkurse pune nga organe lokale dhe qendrore por asnjëherë nuk është pranuar në punë.
Fatin e saj e ndajnë edhe shumë të rinj të tjerë, ndërkaq pikërisht mundësitë e pakta përbëjnë shkakun kryesor të emigrimit alarmues të rinisë.