Koloneli britanik çon peshë Beogradin: Serbia nuk mund te hyn në Kosovë, aty është Ushtria e Kosovës dhe KFOR-i

Ade Clewlow, kolonel britanik në pension, vlerëson se nuk ka rrezik që Serbia ta shfrytëzojë situatën në Ukrainë dhe të nisë forca ushtarake drejt Kosovës.

“Në Kosovë është një forcë dhe nuk mendoj që Serbia do që të luftojë kundër NATO-s. Nuk mendoj se Serbia është në pozitë që të hyjë në territorin e Kosovës”, është shprehur Clewlow për Klan Kosova.

“Ata nuk do ta bëjnë këtë derisa ka një forcë të NATO-s në Kosovë – KFOR. Serbia nuk do ta bëjë këtë gabim. Por kurrë mos thuaj kurrë.

Megjithatë, nuk mund të shoh shtet tjetër në Evropë që ta bëjë atë që po e bën Rusia”.Cewlow ku ka komentuar sanksionet që po i vendosen Rusisë, pas pushtimit që i ka bërë Ukrainës.

Ade Clewlow, kolonel britanik në pension, vlerëson se nuk ka rrezik që Serbia ta shfrytëzojë situatën në Ukrainë dhe të nisë forca ushtarake drejt Kosovës.“Në Kosovë është një forcë dhe nuk mendoj që Serbia do që të luftojë kundër NATO-s. Nuk mendoj se Serbia është në pozitë që të hyjë në territorin e Kosovës”, është shprehur Clewlow. /burimi/klankosova